Një njësi e policisë gjatë arrestimit të një personi që kishte urdhër arrest, është sulmuar nga familjarët e të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur pasditën e së enjtes në rrugën “Fitorja” në Podujevë, transmeton IO.
Në këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, rasti trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari me urdhër-arrest dërgohet në vuajtje të dënimit.