21.7 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Sulmohet polici gjatë kryerjes së detyrës, arrestohen tre persona në Prishtinë

- Advertisement -

Një polic ka marër trajtim mjekësor pasi u sulmua nga një person mbrëmë në ora dy të mëngjesit, ndërsa për rastin janë arrestuar tre persona – njëri për sulmin fizik ndërsa dy të tjerë për pengim të personit zyrtar.

“Lagja e Spitalit, Prishtinë 06.07.2024 – 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit, njoftohet më tej në raport janë liruar me vendim të prokurorit ndërsa rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit