Një njësit policor është sulmuar me thikë dje në Ferizaj.
Në momentin e sulmit ata ishin duke i asistuar Inspektorët e komunës në lidhje me rrënimin e një objekti.
Të dyshuarit janë arrestuar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar. Rasti është duke u hetuar .
“Fsh. Kosin, Ferizaj 04.08.2023-14:07. Raportohet se njësiti policor gjatë asistimit të Inspektorëve të Komunës në lidhje me rrënimin e një objektit, janë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të prehtë (thikë) nga katër të dyshuar meshkuj kosovarë, duke u shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policor, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është liruar. Rasti është duke u hetuar .”, thuhet në njoftimin e policisë.