-4.5 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Sụlmohet fizikisht prokurori në Pejë, Ramiz Buzhala- i dyshuari ndalohet 48 orë

- Advertisement -

Sot është sulmuar fizikisht prokurori në Prokurorinë Themeloren në Pejë, Ramiz Buzhala. Ky  sulm është dënuar nga KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) dënojnë ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, z. Ramiz Buzhala, sulm ky, i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare.”

KPK dhe ZKPSH thonë se “aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorit Buzhala, duke e mbështetur në punën e tij të përditshme dhe duke e inkurajuar për përmbushjen e misionit të tij ligjor”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Gjithashtu, KPK dhe ZKPSH, me këtë rast, nënvizojnë se, aktet e tilla nuk mund të ndikojnë që prokurori Buzhala të zmbrapset nga ndjekja e kryeseve të veprave penale dhe do të vazhdojë punën e tij, për të cilën e obligojnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Këto dy institucione të sistemit prokurorial, sigurojnë opinionin publik se sulmi ndaj prokurorit Ramiz Buzhala është duke u trajtuar me prioritet nga organet kompetente dhe ndaj sulmuesit është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe janë duke u ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm ligjorë.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit