Janë sulmuar zyrtarët policorë në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe Kaçanik.
Në rastin e Ferizajt janë arrestuar dy persona, pasi të njëjtit i kanë penguar dhe sulmuar policët në kryerje të detyrës.
“Si pasojë, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, në Kaçanik patrulla policore ka shkuar në një rast aksident trafiku dhe aty kanë hasur dy persona të përfshirë ne aksident, ku njëri prej tyre, duke mos zbatuar urdhrat e policëve, i ka sulmuar ata.
“Zyrtarët kanë marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raportin 24 orësh.






