Një burrë dhe një grua janë sulmuar mbrëmë në Mitrovicën e Veriut.
Policia bënë të ditur se dy ankuesit si dhe sulmuesi ishin kosovarë.
Bëhet e ditur se i dyshuari pasi i kishte sulmuar ata, ua kishte dëmtuar edhe veturën.
“Dy ankuesit –një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte sulmuar fizikisht ata si dhe u kishte dëmtuar veturën. Më pas i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për momentin rasti është në procedurë hetimore