-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Sulmi terrorist në veri, Shea: Ishte i organizuar, përgëzime Policisë së Kosovës për punën profesionale

- Advertisement -

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-së në kohën e luftës në Kosovë, ka folur për Tëvë 1, ku ka komentuar situatën e fundit në veri.

Në lidhje me sulmin terrorist në veri, Shea ka vlerësuar se sulmi nuk ishte diçka spontane, por i organizuar.

“Është e domosdoshme të bëhet një investigim i plotë dhe të zbulohet se kush janë ata njerëz, nga kanë ardhur ata, dhe si kanë arritur ta fusin gjithë atë armatim. Duhet të hetohet nëse ata ishin bandë e organizuar kriminale që po instrumentalizoheshin për motive politike. Por, është mese e qartë se kjo çfarë ka ndodhur në veriun e Kosovës nuk ka qenë diçka spontane, ishte e organizuar sepse ata njerëz kishin veshur uniforma dhe kishin shumë municion me vete. Por, unë akoma nuk e di se cili ka qenë motivi kryesor i tyre. Përveç kësaj çfarë ndodhi në veri, ekziston rreziku se mund të ketë grupe të tjera që janë duke u përgatitur të krijojnë incidente të ngjashme në të ardhmen.” – theksoi Shea.

Tutje, Shea ka pasur fjalë të mira për profesionalizmin e Policisë së Kosovës.

“Mos të harrojmë që situata mund të përshkallëzohej edhe më shumë, sepse mund të kishin vdekur edhe disa pelegrinë që po qëndronin brenda në Manastir. Andaj duhet t’i përgëzojmë njësitet policore të Kosovës për punën profesionale që e kanë bërë në atë terren jashtëzakonisht të vështirë. Ata e morën nën kontroll situatën dhe arritën t’i arrestonin disa nga sulmuesit. Kjo është për t’u vlerësuar. Tani i takon Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar të përgatiten mirë që një ngjarje e tillë tragjike të mos përsëritet më”, u shpreh Jamie Shea.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit