24.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Sulmi terrorist në Banjskë, Sveçla publikon dëshmi të reja, përmend përfshirjen e ushtrisë serbe me grupin sulmues

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vazhduar të publikoj dëshmi tjera për përfshirjen e shtetit serb në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla ka thënë se dokumenti i publikuar nga ana e tij, është vërtetim që ushtria e Serbisë I ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.

“Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit…

Posted by Xhelal Sveçla on Wednesday, September 27, 2023

Të ngjashme

Të fundit