-0 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

Sulmi në Zubin Potok, Kurti i thotë Kallas-it se “20 nga 74 emblemat e konfiskuara janë ruse”

- Advertisement -

Shefja e re e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka përfunduar takimet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas takimit, Kurti ka thënë se në takim e ka njoftuar kryediplomaten evropiane për hetimet rreth sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

“Ka armatim të konfiskuar dhe materiale që janë gjetur. Nga 74 emblema që u konfiskuan, 20 prej tyre janë ruse, prej njësive të ndryshme ruse, të tjerat janë kryesisht serbe. Është edhe një e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që na bën të mendojmë se dikush ka dashur që hetimet e ardhshme të shkojnë në drejtim të gabuar, apo siç thuhet në fjalorin e NATO-s ‘false flag operation’” – ka thënë ai.

Ai vlerësoi kryediplomaten e re të bllokut, duke thënë se “është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur”.

“Nga liderët që ka Evropa sot, besoj se zonja Kallas është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ne kemi shpresa të mëdha që Kosova që rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitojë shumë sa i përket vlerave evropiane, demokratike, mbështetjes ekonomike e financiare dhe paqes dhe sigurisë në përgjithësi”, tha Kurti pas takimit, transmeton REL.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit