Përveç dëmeve materiale deri tani nuk u raportua për ndonjë person të lënduar.

Prona u tha se i takon ish-kryetarit të kësaj komune, Stefan Vulloviq.

Klankosova.tv ka mësuar se motivi i kësaj sulmi mund të jetë politik.

Të njëjtat dyshime i ka edhe kreu aktual i Zubin Potokut Izmir Zeqiri.

Zeqiri tha se po sulmohen “ata që e kanë pranuar sistemin”.

“Ky sulm nuk është i pari. Për 3-4 muaj i kemi pasur disa sulme ndaj bashkëpunëtorëve të mi, pronave të atyre që bashkëpunojnë dhe e kanë pranuar sistemin”, tha Zeqiri