Është arrestuar personi i dyshuar për sulmin në oborrin e degës së Gjykatës në Suharekë.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
I dyshuari kishte sulmuar fizikisht një tjetër me një mjet të fortë, teksa të dy ishin palë në një seancë gjyqësore.