7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sulmi në Moskë, Maliqi: Mund të përshkallëzoj luftën në Ukrainë dhe efektet do t’i ndiejmë edhe në Ballkan

- Advertisement -

Njohës i cështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Moskë.

Maliqi ka thënë se narracionet e para në mediat ruse e fajësojnë perëndimin dhe Ukrainën, ndërsa narracionet e para në perëndim i kujtojnë sulmet e mëparshme terroriste në Rusi që kjo e fundit i shfrytëzonte për t’u mobilizuar në Çeçeni.

Ai tutje ka thënë se ky është një zhvillim që me shumë gjasë e përshkallëzon seriozisht luftën në Ukrainë dhe efektet e të cilit do t’i ndiejmë edhe në Ballkan.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Moskë para dy javësh: “Ekstremistët kanë plane për sulme të menjëhershme me cak tubimet masive në Moskë, përfshi koncertet…” Sonte në Moskë po zhvillohet një masakër në sallë koncertale me dhjetëra, ndoshta qindra, të vrarë. Narracionet e para në mediat ruse e fajësjonë perëndimin dhe Ukrainën. Narracionet e para në perëndim i kujtojnë sulmet e mëparshme terroriste në Rusi që kjo e fundit i shfrytëzonte për t’u mobilizuar në Çeçeni. Në çdo rast, pas thirrjes se djeshme të Putin për mobilizim të qindra mijëra ushtarëve të tjerë, ky është një zhvillim që me shumë gjasë e përshkallëzon seriozisht luftën në Ukrainë dhe efektet e të cilit do t’i ndiejmë edhe në Ballkan.” – ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit