1.9 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, Hovenier: E dënojmë ashpër, sulm i tmerrshëm në infrastrukturën kritike

- Advertisement -

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka ritheksuar se Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin në kanalin e sistemit Ibër-Lepenc i cili rrezikoi seriozisht infrastrukturën kritike të Kosovës. Ndonëse tha se është ende herët të dihen rrethanat e plota, Hovenier tha se “përgjegjësit për këtë sulm duhet të japin llogari.”

Gjatë intervistës në emisionin “Context” në ATV, ambasadori Hovenier e quajti sulmin “të tmerrshëm”, ndërsa theksoi potencialin shkatërrues që ky sulm përbënte duke rrezikuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe ujit për një pjesë të qytetarëve të vendit.

“Dua të shfrytëzoj rastin për të përsëritur atë që thashë në mbrëmjen e ngjarjes dhe atë që e tha pastaj edhe qeveria e SHBA-së: ne e dënojmë plotësisht këtë sulm të tmerrshëm në infrastrukturën kritike në Kosovë që kishte potencialin të përmbyste ndjeshëm jetët dhe të dëmtonte njerëzit duke ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike për një përqindje të caktuar të qytetarëve, duke ndikuar në furnizimin me ujë të një përqindje të qytetarëve.” – tha ambasadori amerikan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit