Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë për “Info Plus” të RTK-së se “po punohet pa ndërprerë” për sanimin e dëmeve të shkaktuar nga sulmi në sistemin e kanalit të Ibër-Lepencit.
Zeqiri shtoi se, ndonëse mund të ketë reduktime të vogla, s’ duhet të ketë brengosje për reduktime të ujit.
“Po punohet pa ndërprerë, ujë ka dhe po qarkullon në nivel të nevojshëm. Nuk duhet të ketë brengosje për reduktime të ujit. Mund të ketë reduktime të vogla, por se ka ujë të mjaftueshëm për gjithë furnizimet atje”, tha ai.