Tre te akuzuarit për sulmin terrorist në Banjska sot do të dalin para gjykatës.
Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbajë seancën e parë kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.
Këta të fundit janë arrestuar pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, i cili ka ndodhur në shtator të vitit 2023.
Në këtë sulm është vrarë polici Afrim Bunjaku.
Pas reagimit të Policisë së Kosovës janë vrarë edhe tre terrorist.
I dyshuari kryesor për këtë sulm është Milan Radoçiqit, i cili po strehohet në Serbi.