Të dhënat e reja rreth sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit po vazhdojnë të dalin në dritë.
Në një prononcim për RTV Dukagjinin, zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka treguar numrin e saktë të zollave të konfiskuara.
“Shtatë ose tetë i kanë gjuajtur, 50 i patëm konfiskuar, edhe pesë këto bëhen gjithsej 55 që i kemi konfiskuar, është një numër i madh që i kemi konfiskuar gjatë operacionit të Banjskës, të cilat janë shumë të rrezikshme”, ka thënë tutje ai për RTV Dukagjini.