Home Lajme Sulmi ndaj Valon Sylës, sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve kërkon nga Kurti, Haxhiu e Sveçla që ta dënojnë aktin

Sulmi ndaj Valon Sylës, sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve kërkon nga Kurti, Haxhiu e Sveçla që ta dënojnë aktin

0
Sulmi ndaj Valon Sylës, sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve kërkon nga Kurti, Haxhiu e Sveçla që ta dënojnë aktin

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez, ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Gutiérrez nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, i ka bërë thirrje Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që ta dënojnë publikisht sulmin.

“Heshtja e tyre është shqetësuese për mua. Liderët politikë kanë për detyrë të dënojnë publikisht sulme të tilla.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Teksa ka thënë, se i bashkohet AGK-së, në thirrjen ndaj policisë dhe organeve kompetente, që të identifikojnë sa më parë autorët dhe ndaj tyre të shqiptohet dënimi maksimal.

Exit mobile version