Në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Mitrovicës dje ka ndodhur një incident ku një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës.
Spitali i Mitrovicës tha se sulmi ka ndodhur derisa ata po e siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar.
“Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor. Spitali dënon çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, si dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të trajtohet shpejt, në përputhje me ligjin”, kishte thënë spitali.
Për këtë rast stafi mjekësor i spitalit ka protestuar, ndërsa organet kompetente janë duke e hetuar këtë rast.
Më poshtë pamjet nga momenti i incidentit:






