-4.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Sulmi ndaj prokurorit Buzhala, Prokuroria kërkon paraburgim për dyshuarin

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme është sulmuar fizikisht prokurori në Prokurorinë Themeloren në Pejë, Ramiz Buzhala.

Për rastin, Prokuroria Themelore në Pejë është duke përpiluar kërkesën për caktim të masës së paraburgimit për të dyshuarin, i cili që gjatë marrjes në pyetje në prokurorin e shtetit, ka fyer dhe kërcënuar prokurorin Buzhala.

“Është duke u përpiluar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit që ka kanosur dje gjatë punës zyrtare prokurorin e shtetit”, ka thënë Shkodran Nikçi.

Rasti është raportuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë marrjes në pyetje në prokurorin e shtetit, ka fyer dhe kërcënuar prokurorin dhe bashkëpunëtorin e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, bënte me dija Policia.

Ky sulm është dënuar nga KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit..

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit