23.5 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Sulmi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kajtazi: Kurti e do dënimin e Thaçit dhe largimin e tij nga politika

- Advertisement -

Analisti Vehbi Kajtazi, i ka komentuar deklaratat e kreut të VV-së, Albin Kurti, i cili mbrëmë sulmoi ish-kryetarët e PDK-së që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Kajtazi tha se pjesa më e rëndë e intervistës së djeshme e Kurtitishte ajo me Hagën, pasi u shpreh se Kurti e tha të njëjtën gjë që e ka përsëritur organi i akuzës, se Thaçi ka aso fuqie politike, sa lirimi i tij mund të ketë ndikim në shumë çështje.

“Dhe, Kurti e thotë një gjë të tillë. Kjo i shkon në favor Prokurorisë dhe mendoj se ky nuk e thotë një gjë të tillë sepse ai e do dënimin e Hashim Thaçit dhe largimin e tij përfundimisht nga skena politike e Kosovës”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai kujtoi edhe deklaratat e Kurtit i cili për LDK-në thoshte se ka lindur në një periudhë historike t ndyrshimeve të mëdha, për PDK-në thoshte se ka linudr në një rrethanë historike të jashtëzakonshme, e për VV-në thoshte se ka linndu nga rruga me parulla.

“Nuk ke çka i shton kësaj më shumë. PDK-ja nuk duhet të ndihet e intimiduar sepse PDK-ja është themeluar nga një strukturë njerëzisht që për mua bartin historinë më të ndritur të këtij vendi, këtij kombi që është UÇK-ja”, tha Kajtazi.

*Klikoni

Të ngjashme

Të fundit