8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sulmi ndaj gruas së zëvendësministrit Pupovci, çfarë thonë nga Fakulteti i Mjekësisë

- Advertisement -

Sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë, ka ndodhur një rrahje, ku një prind i një studenti dyshohet se ka rrahur profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci.

Pupovci është gruaja e zëvendësministrit, Dukagjin Pupovci e cila u përfshi në këtë konflikt sot ku dyshohet se për motiv kishte mosmarrëveshjen profesor – student, me ç’rast prindi i studentit, i pakënaqur nga ankesat e djalit të tij, dyshohet se ka grushtuar profesoreshën dhe e ka sulmuar me mjet të fortë (gotë qelqi).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

”Sot rreth orës  14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë,  një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person ( femër) , e cila është dërguar  për trajtimin e nevojshëm  mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, thuhet në përgjigjen e policisë për Insajderin.

Prodekani i këtij fakulteti, Valon Krasniqi, i gjithashtu e konfirmoi rastin dhe i njëjti tha se ishte lajmëruar nga sekretarja e katedrës.

“Po, sot sekretarja e ka raportuar rastin tek ne edhe stafi akademik, për shkak se policia ka filluar të merret me rastin nuk kishim mundësi të përfshihemi më shumë, ndërkaq tani menjëherë do ta kontaktojmë dhe do të interesohemi për gjendjen e saj”, tha Krasniqi për Insajderin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit