7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Sulmi ndaj bazës amerikane në Jordani, Blinken: Do të përgjigjemi me vendosshmëri

- Advertisement -

Departamenti Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur për sulmin me dron në një bazë ushtarake amerikane pranë kufirit Siri-Jordani që vrau tre trupa amerikane.

Ai për këtë temë foli derisa ishte më një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ashtu si të tjerët në Uashington, ai akuzon milicinë e mbështetur nga Irani për fillimin e sulmit vdekjeprurës në Kullën 22, në verilindje të Jordanisë.

“Para së gjithash, unë po mendoj për ata që humbën jetën, të plagosurit dhe familjet dhe miqtë e tyre”, thotë ai.

Në një paralajmërim për “këdo që kërkon të përfitojë nga konflikti në Lindjen e Mesme”, Blinken thotë: “Mos e bëni”.

“Presidenti ka qenë i qartë: ‘Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo agresioni dhe do të mbajmë përgjegjës njerëzit që sulmuan trupat tona”, tha ai, duke shtuar: “Ne do ta bëjmë këtë në një kohë dhe vend që do të zgjedhim”, shkruan BBC.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit