Një 59-vjeçar, me inicialet E.S, është arrestuar si i dyshuar për katër therje me thik në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, sot rreth orës 15:40, në Ferizaj, sulm ky i ndodhur në rrethana ende të pasqaruara.
Të lënduarit e këtij rasti janë dy femra të mitura dhe dy meshkuj të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçar, të cilët, dy janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dhe dy të tjerë në QKUK.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha për teve1 se njëri nga të lënduarit e gjinisë femërore 10-vjeçare është në gjendje të rëndë, e cila është duke u trajtuar, kurse dy të tjerët janë në gjendje stabile.
59-vjeçari, pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” ra në prangat e Policisë, me çrast nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Mjeti i mprehtë (thikë), i cili dyshohet se u përdor në këtë sulm është gjetur gjatë ekzaminimit të hetuesve dhe krimteknikët rajonal.