6.3 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Sulmi me raketa në Kiev, raportohet për një të vdekur

- Advertisement -

Ditën e sotme janë raportuar sulme në lagjen Shevchenkivskiy të kryeqytetit ukrainas, Kiev, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko. Sipas autoriteteve ukrainase, një person ka humbur jetën, shkruan The Guardian.

Deputetja e Ukrainës , Lesia Vaylenko, tha se viktima ishte babai i një vajze shtatëvjeçare e cila mbeti e plagosur në sulm.

AFP raportoi se shpërthimet ndodhën rreth orës 6:30 të mëngjesit me orën lokale, gjysmë ore pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytet, i cili nuk është nën bombardimet ruse për gati tre javë.

Një punonjës i AFP-së në kompleksin rezidencial që u godit, dëgjoi një zhurmë të fortë që i parapriu shpërthimeve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit