Më shumë se 30 ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një sulm me raketa në Donetsk, sipas kompanisë shtetërore të hekurudhave të Ukrainës.
Mijëra civilë ishin në stacionin hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore që u godit, tha guvernatori i Donetsk.
Ata kishin tentuar të evakuoheshin nga zona ku pritet të përshkallëzohet konflikti
Dy raketa ruse kanë goditur një stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore. Stacioni përdoret për evakuimin e civilëve nga zonat e sulmuara nga trupat ruse. /abcnews.al