Një bombë vetëvrasëse ka shpërthyer në Kabul duke u marrë jetën të paktën 50 besimtarëve në një xhami të kryeqytetit të Afganistanit. Me qindra persona ishin mbledhur brenda xhamisë Khalifa Sahib në Kabuli perëndimor kur ndodhi shpërthimi. Mendohet se numri i të lënduarve është me qindra.
Numri zyrtar i viktimave është 10, por drejtuesi i xhamisë konfirmoi se është rritur në 50 nga pasditja.
Video: KETU
Kurse, sipas raportimeve, një këshilltar i Ministrisë së Shtetit për Refugjatët nga Whitehall sugjeroi se numri i viktimave mund të jetë 200. Sayed Fazil Agha, i cili humbi nipat e tij në sulm, tha për Reuters se beson se një kamikaz i ishte bashkuar ceremonisë përpara se të shpërthente eksplozivët.
Ai tha: “Tymi i zi u ngrit dhe u përhap kudo, kufoma kishte kudo. Unë vetë mbijetova, por humba njerëzit e mi.”