0.5 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Sulmi i ulët i Qeverisë së Kosovës ndaj Bujar Osmanit, Behrami: “Urgjentisht të reagojë Presidentja”

- Advertisement -

Sulmi i ulët që Qeveria e Kosovës i bëri sot kandidatit shqiptar për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit, ka nxitur edhe reagimin e opinionistit dhe gazetarit Artan Behrami.

Behrami kërkoi “reagim urgjent nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani”.

Sulmet e zëdhënësit të Qeverisë, të këshilltarit të Kurtit kundër ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, janë të papranueshme dhe ndërhyrje flagrante në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut!”, tha Behrami.

Reagimi i Behramit:

Përndjekja e Lëvizjes Vetëvendosje kudër Partive Properëndimore në Maqedoninë e Veriut kanë marrë përmasa shqetësuese!

Sikur të ishte ndalur në nivelin partiak, dëmi do të ishte më i vogël!

Por, nga sot në fushën denigruese kundër partive proamerikane është përfshirë edhe Qeveria e Kosovës– shteti i Kosovës!

Për këtë duhet të reagojë urgjentisht Presidentja Vjosa Osmani! Sulmet e zëdhënësit të Qeverisë, të këshilltarit të Kurtit kundër ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, janë të papranueshme dhe ndërhyrje flagrante në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut!

Dhe kë po e kritikojnë?

Në një periudhë komplekse globale ku Rusia ka edhe më tutje influencë të madhe në OSBE, Osmani ka arritur që të bëjë një punë të jashtëzakonshme.

Madje, vetë sekretari amerikan, Anthony Blinken, i cili ka dhjetëra fushëbeteja në botë, erdhi në Maqedoninë e Veriut për të falënderuar Osmanin për punën e mirë që ka bërë si udhëheqës i OSBE-së!

Mos të harrojmë se Bujar Osmani është shefi i parë i OSBE-së që zyrtarisht ka vizatuar Prishtinën dhe ka takuar krerët e shtetit! Të njëjtën e bëri edhe me Luginën e Preshevës! Për këto vizita ishte kritikuar nga Beogradi dhe Moska!

Në një kohë kur krejt përfaqësuesit shtetërorë perëndimorë e kanë përgëzuar Osmanin për punën e bërë në OSBE, çohen mehybët e Kurtit dhe fillojnë fushatë denigruese ndaj Osmanit, duke iu bashkuar kritikave të përfaqësuesve të shteteve kundër frontit perëndimor!

Albin Kurti nuk e dëshiron bashkimin kombëtar me Amerikën, ai e dëshiron përbashkimin e shqiptarëve përreth kultit të tij pa Amerikën!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit