-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Sulmi i militantëve të Hamasit në Izrael, reagon ambasadorja e Izraelit në Kosovë: U zgjuam këtë mëngjes nga sirenat

- Advertisement -

Militantët e Hamasit kanë kryejnë sulm masiv në Izrael.

Ambasadorja e Izrealit në Kosovë, Tammy Ziv ka reaguar duke thënë se  “Izraeli është nën sulm me raketa dhe infiltrim tokësor nga terroristë të armatosur”.

“Ne u zgjuam këtë mëngjes nga sirenat, Izraeli është nën sulm me raketa dhe infiltrim tokësor nga terroristë të armatosur në qytetet izraelite”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, një grua ka vdekur dhe të paktën 15 persona janë plagosur në rajonet jugore dhe fushore të Izraelit në një sulm nga Hamasi herët të shtunën, transmeton teve1.info

Shërbimi i shpëtimit i Izraelit Magen David Adom (MDA) tha se gruaja që u vra ishte në të 60-at e saj, derisa dy persona janë në gjendje kritike, gjashtë në gjendje mesatare dhe shtatë kanë lëndime të lehta, thuhet në një deklaratë të shërbimit të shpëtimit.

Zëdhënësi i MDA, Zaki Heller, u bëri thirrje njerëzve të dhurojnë gjak dhe tha se një aksion special i dhurimit të gjakut po organizohet në Tel Aviv për të shtunën në mëngjes “për shkak të një nevoje urgjente”.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se po mobilizojnë ushtarë dhe po thërrasin rezervistët ndërsa shpallin një “gjendje gatishmërie lufte”.

Hamasi pretendon se ka lëshuar 5000 raketa kundër Izraelit në atë që e ka quajtur ‘Stuhia Al-Aksa’.

Një numër i militantëve nga Gaza kanë hyrë gjithashtu në territorin izraelit, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), duke paralajmëruar izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit