5.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Sulmi fizik ndaj Valon Sylës, Prokuroria Speciale pritet të dorëzojë kërkesën për paraburgim ndaj tre të dyshuarve

- Advertisement -

Të enjten e 12 prillit, Prokuroria Speciale do të dorëzojë kërkesën për paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për sulmin e gazetarit Valon Syla.

Kështu ka bërë të ditur për Lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

“Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të  ndaluar për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’, nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së”

Theksojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme, është bërë e ditur se është bërë arrestimi i personave që kanë sulmuar gazetarin Syla.

Të arrestuarit, sipas Prokurorisë, janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H.

Valon Syla ishte sulmuar fizikisht edhe një vit më parë.

Personi i dyshimtë në rastin e sulmit ndaj Sylës ishte liruar vetëm pasi kishte paguar një gjobë.

Por jo vetëm kaq. Gazetarë dhe opinionist të shumtë në Kosovë vazhdimisht janë kërcënuar e sulmuar nga persona të ndryshëm.

Sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve vazhdojnë të jenë shumë shqetësuese.

Madje fyerje e deri tek sulmet ka pasur edhe nga zyrtarë shtetërorë. Të gjitha këto kërcënime në drejtim të gazetarëve vazhdimisht kanë krijuar situata të frikshme, e për të cilat pati edhe reagime edhe nga institucionet e huaja.

Derisa gazetarët raportojnë në Kosovë, të njëjtit vazhdojnë edhe të përballen me fyerjet, sulmet e kërcënimet e shumta që iu bëhen thuajse çdo ditë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit