23.5 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Sulmet ruse në Ukrainë, Zelensky kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

- Advertisement -

Volodymyr Zelensky ka thënë se do të inicojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti ukrainas tha se forcat e Moskës hodhën më shumë se 40 raketa sot duke synuar disa qytete dhe duke dëmtuar infrastrukturën dhe ndërtesat, shkruan Sky News.

Duke konfirmuar se Kievi ka kërkuar takimin urgjent, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi “të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare” të “dënojnë fuqishëm” veprimet e Rusisë.

Ai gjithashtu kërkoi “hapa të menjëhershëm për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës” dhe refuzimin e çdo “zbutjeje” të Vladimir Putinit./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit