7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sulmet në Serbi, Aida Dërguti: ‘Çka t’bojsh n’mal, e gjen n’shpi’

- Advertisement -

Ngjarje tronditëse kanë ndodhur ditëve të fundit në Beograd. Një 14 vjeçar ka vrarë rojën e shkollës, mësuesin e historisë e 8 nxënës si dhe ka plagosur të tjerë, ndërsa sot 21 vjeçar ka shtënë me armë zjarri në disa fshatra të Serbisë duke i lënë të vdekur 8 persona.

Këto akte makbre janë dënuar nga akterë të ndryshëm, por ka pasur prej tyre që e kanë cilësuar si një “karma”, rikthim i asaj që dikur ke bërë.

I tillë është qëndrimi i ish-nënkryetares e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti.

Ajo sot në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar “Çka t’bojsh n’mal, e gjen n’shpi”, shkrim që lë të nënkuptosh që ka të bëjë me rastet e fundit në Serbi e gjenocidin e kryer nga paramilitarët serbe ndaj familjeve e fëmijëve shqiptarë nëpër malet e Kosovës.

Kujtojmë që gjatë viteve të luftës në Kosovë më 1998-99 dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës, u vranë 1.024 fëmijë dhe 109 konsiderohen të zhdukur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit