14.9 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Sulmet ndaj Kushtetueses, Nimani: Për keqardhje kur ndërkombëtarët detyrohen të reagojnë

- Advertisement -

Artan Nimani nga Nisma Sociademokrate, ka diskutuar rreth sulmeve të udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Kushtetuese, përkatësisht të ardhura nga kryetarit i LVV-së, Albin Kurti dhe nënkryetari, Glauk Konjufcës.

Nimani në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se është për të ardhur keq se si pasojë e këtyre sulmeve, ndërkombëtarët detyrohen të reagojnë, transmeton Klankosova.tv.

“Më tepër duket se deklarimet e tyre janë nën panik, sepse kanë pretenduar që mund të arrijnë krijimin e institucioneve pa pasur nevojë fare për marrëveshje politike me njërën prej partive politike. Është për keqardhje kur detyrohet i gjithë spektri ndërkombëtar, qoftë i stacionuar në Kosovë, qoftë ai jashtë, që të reagojë, për shkak që po cenohet ndarja e pushteteve. Do të ishte mirë që i gjithë spektri politik në Kosovë, qoftë ish-pushtetit, qoftë ish-opozita, të jenë shumë të kujdesshëm me deklaratat, e sidomos kur cenohet integriteti i sistemit gjyqësor”, tha Nimani.

“Nuk është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje bën deklarata të tilla në raport me gjyqësorin, me të gjitha nivelet e gjyqësorit, por nuk është pritur nga askush që të ketë një rezistencë të tillë me Gjykatën Kushtetuese, sepse në Kosovë ishte një kulturë demokratike, ku aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese as që u diskutojshin, lëre më të vihen në dyshim apo të sulmohen gjyqtarët me emra të përveçëm”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit