Gjatë serisë finale ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Trepça ku ndodhi një incident ku u hodhën gjësende në parket me rastin e suspendimit të qendrës Michael Myers, komentatori Agon Fehmiu është goditur në shpine nga një shishe gjysmë e mbushur me ujë.

Po ashtu, në finalen e katërt të zhvilluar në Minatori, në Mitrovicë, pas përfundimit të ndeshjes, në momentin kur Ulpiana Emra është ngritur nga pozita e komentatores për të shkuar dhe realizuar  intervistat, një shikues është zgjatur nga tribunat dhe e ka goditur pleksiglasin e me këtë rast e ka goditur edhe gazetaren,

Ndaj këtyre rasteve ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku përmes një reagimi thonë se e dënojnë ashpër, duke i cilësuar si sulme të papranueshme.

AGK i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të nisin hetimet.

Postimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim informacionet për sulmet, ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj gazetarëve, komentatorëve të basketbollit, Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra.

Redaksia e AsistOnline e ka informuar AGK-në se gjatë serisë finale ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Trepça, Fehmiu dhe Emra kanë qenë subjekt i sulmeve. Në Prizren,  gjatë hedhjës së gjësendeve në parket me rastin e suspendimit të qendrës Michael Myers, komentatori Agon Fehmiu është goditur në shpine nga një shishe gjysmë e mbushur me ujë.

Më 14 Maj, në finalen e katërt të zhvilluar në Minatori, në Mitrovicë, pas përfundimit të ndeshjes, në momentin kur Ulpiana Emra është ngritur nga pozita e komentatores për të shkuar dhe realizuar  intervistat, një shikues është zgjatur nga tribunat dhe e ka goditur pleksiglasin e me këtë rast e ka goditur edhe gazetaren, por ajo nuk ka pësuar lëndime.

Për AGK-në këto sulme janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Gazetarët nuk duhet në asnjë mënyrë të pengohen për të kryer punën e tyre, në interes të publikut.

AGK-ja bën thirrje që këto sulme të ndalen, dhe gjithashtu dy ekipet që janë në finale të përkujdesen për ofrimin e kushteve normale të punës për komentatorët.

Gjithashtu, e ftojmë Policinë e Kosovës që të hetojë kërcënimet, dhe që Prokuroria të ndërmarrë masa urgjente për lokalizimin e kërcënuesve