31.7 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Sulmet izraelite lanë 935 të vrarë në Iran

- Advertisement -

Rreth 935 persona u vranë në Iran gjatë luftës ajrore 12-ditore me Izraelin, bazuar në të dhënat më të fundit të mjekësisë ligjore, thotë zëdhënësi i gjyqësorit të Iranit, Asghar Jahangir, duke shtuar se bilanci përfshin 38 fëmijë dhe 132 gra.

Autoritetet izraelite deklaruan se gjatë sulmeve shënjestroi udhëheqës ushtarakë, baza, shkencëtarë bërthamorë dhe lokacione bërthamore.

Një funeral shtetëror u zhvillua në Iran gjatë fundjavës për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Arkivolet e mbështjella me flamurin iranian, me portrete të komandantëve të vdekur, u shoqëruan nga turma të mëdha pranë Sheshit Enghelab në Teheranin qendror.

Konflikti përfundoi me një armëpushim më parë gjatë javës së kaluar, pasi SHBA-të u përfshinë drejtpërdrejt duke bombarduar vendet kryesore bërthamore në Iran.

Turma të mëdha vajtuesish të veshur me të zeza brohoritën slogane, valëvitën flamuj iranianë dhe mbajtën portrete të të vrarëve.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha më herët se do ta shqyrtonte “absolutisht” bombardimin e Iranit përsëri.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Nomia Iqbal e BBC-së në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të premten, ai tha se do ta sulmonte “pa diskutim” vendin nëse inteligjenca arrinte në përfundimin se Irani mund të pasuronte uranium në nivele shqetësuese.

Të ngjashme

Të fundit