Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me krizën politike në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka theksuar se vendimi i Gjykatës është i qartë: asnjë parti, individ apo mandat politik nuk mund të kalojë mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Musliu-Shoshi ka theksuar se ky vendim hap mundësinë për zhbllokimin e institucioneve të Kosovës, të cilat, sipas saj, janë mbajtur peng nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për muaj të tërë, duke paralizuar punën e Kuvendit, duke bllokuar ligjet e rëndësishme dhe penguar mbikëqyrjen demokratike të qeverisë.
Ajo ka kritikuar LVV-në për kundërshtimin e këtij vendimi, duke e konsideruar si një veprim që e vendos partinë mbi shtetin dhe interesin e ngushtë mbi interesin kombëtar.