Ambasadori britanik, Jothan Hagreaves sot është takuar me kryetarin e Gjykatës Supreme në Kosovë, Fejzullah Rexhepi pas sulmeve nga Vetëvendosje që nisi t’i bënte ndaj këtij institucioni, shkruan Periskopi.
Kryetari i Gjykatës Supreme i tha ambasadorit britanik se “gjyqësori qëndron larg ndikimeve politike, i pavarur, llogaridhënës dhe transparent për punën e tij”.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e fundit në vend, reformën në gjyqësor dhe sfidat me të cilat po përballet ky sistem.
Kryetari Rexhepi duke shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës, gjyqësorit dhe Gjykatës Supreme në veçanti, bëri të ditur para Ambasadorit, punën e jashtëzakonshme që është bërë nga gjithë sistemi gjyqësor, sidomos viteve të fundit, përkundër sfidave të vazhdueshme, me të cilat po përballet ky sistem.
Kreu i Supremes, sqaroi faktin se përkundër zhvillimeve të fundit, gjyqësori qëndron larg ndikimeve politike, i pavarur, llogaridhënës dhe transparent për punën e tij.
Në anën tjetër, Ambasadori Hargreaves ritheksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Gjykatës Supreme, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit