26.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Sulmet e Vjosa Osmanit ndaj gazetarëve, Gashi: Citimi i burimeve të sigurisë për qëllime politike dëmton procesin e hetimit

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka reaguar ndaj presidente Vjosa Osmani e cila sulmoi ashpër gazetarët dhe mediat.

Gashi ka thënë se citimi i burimeve të sigurisë nga Presidenca për qëllime politike momentale është i dëmshëm për procesin e mbledhjes së informacionit dhe për hetimet.

Ai ka thënë se veprime të tilla dëmtojnë sistemin e sigurisë.

“Përveçse shantazh ndaj medias, citimi i burimeve të sigurisë nga Presidenca për qëllime politike momentale është i dëmshëm për procesin e mbledhjes së informacionit dhe për hetimet. Ky veprim dëmton sistemin e sigurisë dhe krijon rrezik të madh reputacional për institucionet shtetërore në afat të gjatë, sidomos në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme

Të fundit