31.3 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Sulmet e pushtetit ndaj Supremes, Hamiti: VV-ja e Kurtit nuk e pranon ndarjen e pushteteve

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar sulmet e qeveritarëve ndaj Gjykatës Supreme.

Ai ka vlerësuar se VV-ja e Albin Kurtit nuk e pranojnë konceptualisht ndarjen e pushteteve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se sloganet e VV-së në dy palë zgjedhjet e fundit flasin shumë për këtë parti.

“#KREJTdheDREJT ka qenë slogani i VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Synimi i tyre ka qenë i qartë, siç ishte edhe me sloganin “Cep më cep” në zgjedhjet e sivjeme nacionale – pushteti absolut. VV-ja e Albin Kurtit nuk e pranon konceptualisht ndarjen e pushteteve që është premisë e rendit demokratik, e vendit ku sundon ligji. E kishin për një mandat të plotë dhe po e mbajnë tash kundërligjshëm pushtetin ekzekutiv (legjislativin e kanë bllokuar me muaj të tërë), por i duan nën kontroll edhe dy pushtetet e tjera, qjyqësorin dhe median. Prandaj, i sulmojnë vazhdimisht pse nuk rreshtohen me ta. Zyrtarët e VV-së dhe satelitët e tyre i shkelin ligjet, e shkelin Kushtetutën e Kosovës. I sulmojnë gjykatat dhe median pse i nxjerrin në pah këto shkelje të panumërta të pushtetarëve të VV-së”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme

Të fundit