Ai ka vlerësuar se partia në pushtet pushtetin gjyqësor dhe mediat i do vetëm për vete.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se VV-ja nuk e do ndarjen e pushtëve.

“Gjyqësorin dhe median i duan me vete dhe për vete regjimet autoritare. Ndarjen e pushteteve s’e duan. Kur s’i kanë me vete gjyqësorin dhe median, i sulmojnë për t’i nënshtruar në emër të vullnetit popullor. Ndarja e pushteteve – legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit dhe medias, kontrolli reciprok i tyre – është alfa dhe omega e rendit liberal-demokratik që është në krizë, për fat të keq. Shqiptarët i kanë provuar në lëkurën e vet regjimet autoritare komuniste në Kosovë dhe në Shqipëri, Kosova edhe sundimin jugosllav/serb. I vuajnë ende pasojat e tyre”, ka shkruar Hamiti.