10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Sulme me dronë në Moskë, mbyllet për një kohë aeroporti Vnukovo

- Advertisement -

Rusia e ka akuzuar Ukrainën për një sulm me dron në Moskë që dëmtoi dy ndërtesa dhe mbylli për një kohë njërin prej aeroporteve të qytetit.

Një dron u rrëzua mbi distriktin Odintsovo, në perëndim të qendrës së qytetit, dhe dy të tjerë u përplasën në dy ndërtesa, thanë nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Një person është plagosur, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass.

Zyrtarët ukrainas nuk e kanë pranuar incidentin. Kryetari i Bashkisë së qytetit, Sergei Sobyanin, tha se dy ndërtesat kishin dëmtime të lehta.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë se në cep të godinave janë dëmtuar disa xhama. Fluturimet u pezulluan për pak kohë nga Aeroporti Vnukovo, në jugperëndim të qendrës së qytetit dhe avionët u ridrejtuan në aeroporte të tjera.

Sulmi me dron në orët e para të së dielës është i fundit për të cilin Moska ka fajësuar Kievin. Ukraina rrallë herë e merr përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit