21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Sulm terrorist në Turqi, raportohet për dy viktima

- Advertisement -

Shpërthime dhe të shtëna armësh u dëgjuan në objektin e TAI-Turkish Aerospace Industries Inc. në zonën Kahramankazan të Ankarasë me forcat e sigurisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore që kanë shkuar në vendngjarje.

 

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe ministri i Brendshëm turk Ali Gerlikaya, i cili njoftoi se kishte ndodhur një sulm terrorist.

Shpërthimi ka ndodhur para objekteve të Partneritetit Aksioner të Industrisë së Aviacionit Turk (TUSAŞ) dhe menjëherë më pas janë dëgjuar të shtëna. Sipas CNN Turk, raportohet për dy viktima.

Personat e armatosur mbërritën me një automjet në portën e sigurisë së objektit të TAI-t dhe shpërthyen eksploziv përpara se të hapnin zjarr.

Turkish Aerospace Industries Inc. është qendra teknologjike në fushën e projektimit, zhvillimit, prodhimit, integrimit, rinovimit dhe shërbimeve në Turqi. Kompania prodhon pjesë për avionët më të mëdhenj të pasagjerëve në botë, Airbus A380, dhe avionët e transportit ushtarak, Airbus A400M./abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit