23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Sulm seksual ndaj Mbretëreshës – Londër, incidenti me Camilla, kur ishte adoleshente

- Advertisement -

Mbretëresha Camilla ka qenë viktimë e një tentative për sulm seksual kur ishte adoleshente dhe ka përdorur thembrën e këpucës për t’u mbrojtur nga agresori. Zbulimi vjen nga libri i ri Power and the Palace, i autorit Valentine Low

Sunday Times i cili ka pare permbajtjen e librit shkruan se mbretereshe Camilla ia kishte treguar kete ngjarje Boris Johnson ne kohen kur ai ishte kryebashkiak I Londres mes viteve 2008 – 2016.

Ish shefi  i komunikimit Boris Johnson , Guto Harri, ka rrëfyer se gjatë një takimi në Clarence House ne vitin 2008, Camilla i kishte folur ish-kryeministrit britanik Boris Johnson  për episodin e ndodhur në rininë e saj.

Harri kujton se Camilla i tregoi Johnson-it se kur ishte rreth 16 ose 17 vjeç, gjatë një udhëtimi me tren për në stacionin Paddington, një burrë kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht. “Unë bëra atë që më kishte mësuar nëna. Hoqa këpucën dhe e godita fort me thembër,” i ishte përgjigjur ajo Johnson-it.

Pasi treni mbërriti në stacion, Camilla u tregua mjaft e vendosur: ajo gjeti një punonjës në uniformë, i tregoi ngjarjen dhe agresori u arrestua.

Mbretëresha Camilla 78 vjec ka qene prej kohesh një zë i fortë në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale dhe dhunës në familje. Një prej nismave që ka ajo ka mbështetur është dhurimi i çantave te saj personale për personat që kanë përjetuar sulme te tilla, nje  ide që është kthyer ne trend ne  vitet e fundit.

Të ngjashme

Të fundit