Disa persona janë qëlluar mëngjesin e së martës në një stacion metroje në Bruklin, New York, tha Departamenti i Zjarrfikësve.
Ngjarja ka ndodhur në orën 08:30, sipas kohës lokale.
Associated Press, duke u thirrur në burime brenda institucioneve ligjzbatuese, raportoi se pesë persona janë qëlluar në stacionin e metrosë.
Zjarrfikësit dolën në rrugën afër metrosë pas raportimeve për zjarr dhe gjetën se disa persona ishin qëlluar dhe po ashtu gjetën pajisje të pashpërthyer, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në New York.
Associated Press duke u thirrur në burime që kanë njohuri me hetimin e kësaj ngjarjeje, tha se informacionet paraprake sugjerojnë se një i dyshuar ishte veshur me rroba të punëtorëve ndërtimorë.
Një fotografi nga skena shfaqi njerëz që ndihmonin pasagjerët e gjakosur të cilët ishin të shtrirë në stacionin e metrosë.
Detaje të tjera nuk janë bërë publike. Policia e qytetit të Nju Jorkut tha se po i përgjigjeshin raportimeve për disa persona të plagosur ose me armë zjarri apo nga ndonjë shpërthim.
Kryetari i Nju Jorkut, Eric Adams, tha se është informuar për të shtënat në stacionin në Bruklin.
“Përderisa ne mbledhim më shumë informacione, u bëjmë thirrje njujorkezëve që të qëndrojnë larg kësaj zone për sigurinë e tyre dhe në mënyrë që zyrtarët të mund të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe të hetojnë rastin”, shkroi në Twitter Fabrien Levy, zëdhënësi i kreut të New Yorkut.
While we gather more information, we ask New Yorkers to stay away from this area for their safety and so that first responders can help those in need and investigate. https://t.co/Tl2EXx8wuC
— Fabien Levy (@Fabien_Levy) April 12, 2022