Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu deklaroi se raketat erdhën nga territori i Kobanit në Siri, i cili është nën kontrollin e forcave kurde.
“Do të marrin përgjigjen e merituar, ashtu siç e morën gjatë ditëve të fundit”, tha ai.
Më herët, Turqia kishte nisur një ofensivë kundër forcave kurde në very të Sirisë duke e cilësuar si një hakmarrje për sulmin terrorist të dhjetë ditëve më parë në mes të Stambollit.