Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, u takua sot në Ramallah me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
“Z. Sullivan shprehu simpatinë e tij më të thellë për civilët palestinezë që kanë humbur jetën në Gaza që nga 7 tetori”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Shtetit i ShBA-së, raporton SkyNews.
Dyshja diskutuan përpjekjet e ShBA-së për të rritur rrjedhën e ndihmave në Gaza dhe Sullivan “theksoi rëndësinë e rritjes së mbrojtjes së civilëve”.
“Presidenti Abbas dhe zoti Sullivan diskutuan përpjekjet për të promovuar stabilitetin në Bregun Perëndimor, duke përfshirë veprimet e vazhdueshme kundër terrorizmit dhe nxitjes, si dhe masat e fundit për të luftuar dhunën e kolonëve ekstremistë kundër palestinezëve”, vazhdoi deklarata.
Sullivan nënvizoi gjithashtu dëshirën e qeverisë amerikane për të parë një zgjidhje me dy shtete.
Kjo vjen pasi ambasadori izraelit në Mbretërinë e Bashkuar i tha Sky News në fillim të javës se nuk kishte asnjë shans që qeveria e saj të kthehej në një zgjidhje me dy shtete pasi të përfundojë lufta.