Bebe Rexha, do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, Billboard Music Awards 2023.
Artistja është nominuar në “Billboard Music Awards 2023” në tre kategori, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Top Billboard Global Song” dhe “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për hitin “I’m Good (Blue)” me David Guettan.
Eventi do të mbahet të dielën e 19 nëntorit në ‘Arena Paradise’ në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bebe këtë vit ka qenë e nominuar edhe në “Grammy” dhe “MTV Video Music Awards”.