Presidenti rus Vladimir Putin komentoi të premten suksesin e fundit ushtarak të Ukrainës, e cila ka rimarrë në kontroll rajonin e Kharkivm duke u zotuar se qëllimi kryesor është çlirimi i të gjithë territorit të Donbasit.
“Shtabi i Përgjithshëm e konsideron një gjë të rëndësishme, por detyra kryesore mbetet e pandryshuar dhe ajo po zbatohet. Qëllimi kryesor është çlirimi i të gjithë territorit të Donbasit. Autoritetet e Kievit njoftuan se kanë nisur dhe po kryejnë një operacion aktiv kundërsulmues. Epo, le të shohim se si do të zhvillohet, si do të përfundojë”, tha presidenti rus, shkruan The Guardian.
Ky ishte komenti i parë publik i Putinit që kur trupat e tij u detyruan të tërhiqen nga territoret që mbanin në veri-lindje, një veprim që ka nxitur kritika jashtëzakonisht të forta publike nga komentuesit ushtarakë rusë.
Të premten, qeveritë separatiste të mbështetura nga Rusia në qytetet në këto rajone fajësuan Kievin për të paktën tre sulme që rezultuan në vdekjen e të paktën pesë individëve që punonin për entitetet e mbështetura nga Rusia.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, Moska i është kundërpërgjigjur suksesit të fundit ushtarak të Ukrainës në çlirimin e territorit të pushtuar duke bombarduar infrastrukturën civile, duke përfshirë disa struktura hidraulike në Kryvyi Rih, vendlindjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt , që çoi në përmbytje dhe evakuime./abcnews.al/