Sport

Sukses edhe në financë, të ardhura vjetore “stratosferike” për Manchester City

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Fitoi titullin e tretë radhazi në Premier League, por edhe FA Cup duke mposhtur në finale Manchester United, ndërsa më në fund arriti majat e Europës, duke festuar Champions League e parë në historinë e tyre.

Manchester City ishte sundimtari absolut sezonin e kaluar dhe këtë nuk e vërtetojnë vetëm sukseset e trofeve, por edhe shifrat financiare që tregojnë se sa është rritur klubi.

Për vitin financiar 2022-2023, klubi ka pasur të ardhura prej 712.8 milionë paund që përkthehet në 818.65 milionë euro, ndërsa fitimet arrijnë 92.3 milionë euro që është pothuajse dyfishi i vitit të kaluar.

Të ardhurat e City janë shumë më të larta se ato të United dhe sigurisht se ato të vitit të kaluar, por megjithatë nuk mjaftuan për të thyer rekordin legjendar të Barcelonës e cila në vitin 2019 kishte arritur të fitonte 990 milionë euro.