Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me thikë dy burra në Suharekë.
Sipas raportit 24-orësh, viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

                                    




