2.2 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Suharekë: Sekuestrohen dy pushkë dhe fishekë, i dyshuari thotë se i ka që nga koha e luftës

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy pushkë automatike AK-47 dhe 209 fishekë në fshatin Vraniç të Suharekës.

Sipas njoftimit të policisë, “i dyshuari ne deklaratën e tij ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat I kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Në Vraniç të Suharekës sekuestrohen 2 (dy) Pushkë dhe 209 fishekë

Prizren, 09 Janar 2024

Disa muaj më herët, Sektori I Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës nëpërmjet rrugëve operative ka pranuar një video regjistrim ku shihet një sasi e konsiderueshme e municionit.

Pas hetimeve preliminare është arritur që të identifikohet i dyshuari.

Me datë 09.01.2024, në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vraniç të Suharekës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar :

-Një Pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike .

-Një pushkë gjysmë automatike me dylbi dhe

-Dyqind e nëntë (209) fishek te kalibër 7.62 mm.

I dyshuari ne deklaratën e tij ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat I kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.

Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Në të këtë rast janë sekuestruara armët dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit